Pushtimi rus i Ukrainës ka dështuar, sipas sekretarit britanik të Mbrojtjes
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin nuk ka gjasa që të ketë sukses në pushtimin e Ukrainës.
Wallace tha se pushtimi rus “ka filluar të dështojë”, pasi premtoi më shumë mbështetje financiare dhe ushtarake për mbrojtjen e Ukrainës, shkruan The Guardian.
Sekretari i Mbrojtjes tha se ishte e rëndësishme të kuptohet se luftimet dhe humbjet e jetëve po ndodhin ende, por shtoi se Rusia “po fillon të dështojë në shumë fusha”.
“Pushtimi i tyre ka dështuar dhe është rimodifikuar vazhdimisht në masën që ata me të vërtetë janë duke u fokusuar vetëm në pjesë të jugut dhe në lindje, një rrugë e gjatë e shumë larg operacionit të tyre të ashtuquajtur special treditor”, theksoi ai.
Britania është zotuar se do të ndajë 300 milionë euro shtesë, përfshirë sistemet raketore me precizitet të lartë që mund të godasin shënjestrat në largësi prej 80 kilometrash.
LEXONI GJITHASHTU
Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb