English

Puth flamurin, qan dhe mban 3 gishta lart! Veprimet nacionaliste të Vuçiç në OKB

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Duke puthur flamurin, i përlotur dhe me xheste nacionaliste siç janë tre gishtat është e gjithë shfaqja që Vuçiç ofroi të enjten në selinë e OKB, ku u votua rezoluta për gjenocidin e Srebrenicës.

- Advertisement -

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të viktimave të gjenocidit serb në Srebrenicë.

Ndër tjerash kjo rezolutë dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës. Miratimi i kësaj rezolute u kundërshtua nga Serbia, derisa shtetet nismëtare, thanë se ajo nuk është kundër asnjë shteti, por shënjestron kryesit e gjenocidit.

Gjatë kohës kur janë publikuar votat e shteteve që votuan për rezolutën, pamjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç janë bërë virale në X. Derisa mban flamurin serb në duar, i skuqur e plot inat në këtë mënyrë ai ka shfaqur edhe njëherë mohimin e gjenocidit.

Në fund të seancës Vuçiç u shfaq duke ngritur flamurin të cilin e kishte mbajtur gjatë seancës mbi shpatulla dhe duke përshendetur me tre gishta.

Një variant i interpretimit të këtij simboli, sipas serbëve, është triniteti i shenjtë. Por ky simbol ka fituar popullaritet mes serbëve vetëm gjatë luftërave në Ballkan.

Përdorimi i parë i popullarizuar i përshëndetjes me tre-gishtat ishte në vitin 1988, kur serbët e përdorën për të kundërshtuar shqiptarët, kroatët dhe sllovenët. Gjesti i tre gishtave është një simbol ekskluziv serb, i cili në vitet e fundit ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë, fillimisht kundër myslimanëve.

E njëjta shfaqe u shfaq edhe në Beograd, si në një ndeshje futbolli anëtarët e qeverisë por dhe kryetarja e Kuvendit ishin ulur në një sallë ku me flamurin serb mbi shpatulla ndiqnin seancën në OKB.

E pasi e gjithë shfaqja mbaroi Vuçiç u shfaq në lokalet luksoze të Neë yorkut duke konsumuar darkë.

Gjatë seancës Vuçiç tha se “njerëzit që donin të stigmatizojnë popullin serb dështuan dhe nuk do të kenë kurrë sukses në këtë”.

“Jam krenar që sot kam mundur të mbroj të drejtën e një vendi të vogël, pa ofenduar askënd, duke pranuar të gjitha gabimet tona që kanë bërë disa nga bashkatdhetarët tanë.

Serb krenar dhe dinjitoz, kemi kaluar luftërat më të vështira, kemi vuajtur më së shumti, por ju siguroj se nga nesër do të fillojmë dialogun me bashkatdhetarët tanë boshnjakë brenda vendit tonë.

Jo vetëm që do të ruajmë paqen dhe stabilitetin e vendit tim, por do të përmirësojmë marrëdhëniet tona. Shumë faleminderit për të gjithë ata që nuk e votuan këtë rezolutë dhe falë atyre që e votuan, ia hapën sytë popullit serb”, tha Vuçiç.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?