“Puthja e Shabanit”, Manjani: Spektakël, regji e paparë e Mazhorancës
Juristi, Ylli Manjani i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me tensionet e regjistruara në Kuvend këtë të enjte. Manjani theksoi se puthja që i dha Avokati i Popullit, Endri Shabani opozitës pas betimit ishte një spektakël i bukur që i nxori nga binarët.
Sipas tij opozita kërkon të prodhojë ngjarje për mitingje dhe se shkoi në Kuvend e përgatitur për të shkaktuar probleme. Manjani e shpjegoi situatën në Kuvend si një skene ku “opozita për hallet e popullit çfarë nuk bën ndërsa mazhoranca për hallin e popullit sheh hallet e veta”.
“Si skenar, si skenë. Ishte spektakël shumë i bukur më thënë të drejtën. I paparë. Ta ndërtosh me regji kaq bukur nuk do ishte bërë. E gjitha ishte e bukur. Dihej se opozita do shkonte sot në parlament për të bërë dhunë, për të tërhequr vëmendjen se duhen njerëz për të dalë në shesh, normale në kushtet e Shqipërisë.
Revoltohet populli jo ata që marrin nga 6 milionë lekë rrogë, të mos hymë të kjo temë. Të shohim spektaklin. Po e pe si spektakël ishte shumë i bukur. Këta kishin shkuar për të bërë një show të dhunshëm që në u ndamë njëherë e mirë nga Edi Rama, ca bënë këta i nxorën kopilin, i nxorën Endri Shabanin.
Ata u çakorduan, i nxori nga binarët. Ajo ishte perla. Puthja e Endrit ishte perle, ishte mbyllja e atij skenari të bukur dhe filmi mbaroi, sipari bie. Si skenar ishte shumë i bukur. Ne qoftë se do ta marrim seriozisht duket të luajmë mendsh, përpiquni ta shihni në këtë mënyrë, opozita për hallet e popullit nuk e e ke idenë ca bën dhe mazhoranca për hallin e popullit sheh hallin e vet”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK
- 14:54 Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
- 14:42 Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë