Putin do të vizitojë Iranin mes akuzave të SHBA për blerjen e dronëve

13 Korrik 2022 | 14:23

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë kryeqytetin e Iranit, Teheranin më 19 korrik.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Putin, vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara akuzuan Iranin se po planifikon të dërgojë dronë në Rusi, si mbështetje për luftën në Ukrainë.

Putin synon të niset për në Teheran menjëherë pas përfundimit të vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në Izrael dhe Arabinë Saudite për të diskutuar programin bërthamor të Iranit, shkruan Euronews.

Zëdhënësi Dmitry Peskov konfirmoi gjithashtu se Putin do të ketë një takim të veçantë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë qëndrimit në Teheran.

Ditën e djeshme, ëshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan tha se informacionet e marra nga SHBA sugjeronin se Irani po përgatitej të trajnonte forcat ruse për të përdorur dronët.

Ai shtoi se ishte ende e paqartë nëse Irani i kishte dorëzuar armët.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026