Putin kritikon Perëndimin: Ka qasje “egoiste, neo-koloniale”

15 Gusht 2023 | 17:35

Presidenti rus, Vladimir Putin ka shfrytëzuar hapjen e një konference për sigurinë në Moskë, për t’i kritikuar fuqitë e Perëndimit, duke thënë se ato janë fajtore për nxitje të trazirave në botë.

Konfliktet në pjesë të mëdha të botës janë shkaktuar nga “aventurat gjeopolitike dhe sjellja egoiste, neo-koloniale e Perëndimit”, u ka thënë Putin pjesëmarrëvesve përmes një video-mesazhi.

Në mesin e tyre ka qenë ministri i ri i Mbrojtjes në Kinë, Li Shangfu.

Putin, i cili e ka nisur luftën më të madhe në Evropë prej vitit 1945, kur ka vendosur ta pushtojë Ukrainën 18 muaj më parë, ka thënë se forcat perëndimore janë duke i nxitur njerëzit kundër njëri-tjetrit, me qëllim të krijimit të shteteve vasale.

Sipas tij, qëllimi i Perëndimit është “shfrytëzimi i pamëshirshëm i të gjitha burimeve përmes një sistemi neo-kolonial”.

Shefi i Kremlinit e ka akuzuar Perëndimin për komplot kundër gjithçkaje ruse.

Retorika e tij është bërë gjithnjë e më kërcënuese prej shpërthimit të luftës në Ukrainë, dhe goditjes së Rusisë me sanksione nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz pati thënë vitin e kaluar se bota e Putinit është mbështjellë nga “mania e fuqisë së madhe dhe imperializmit”.

Rusia është duke tentuar ta shfrytëzojë Konferencën e 11-të të Moskës për Siguri Ndërkombëtare, që t’i rrisë aleancat me shtetet tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026