Putin: Moska mbështet Teheranin në programin e tij bërthamor
Presidenti i Rusisë tha sot, gjatë takimit me Presidentin e Iranit, Massoud Pezeshkian, se Moska mbështet Teheranin në programin e tij bërthamor.
Në Ashgabat, kryeqytetin e Turkmenistanit, Putin bisedoi me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, presidentin turkmen Serdar Berdymukhamedov dhe homologun e tij iranian Massoud Pezeshkian, raporton RIA Novosti.
Sipas Putinit, bashkëpunimi midis Moskës dhe Teheranit po zhvillohet me sukses, duke përfshirë bashkëpunimin në fushat e gazit, energjisë elektrike dhe bujqësisë.
Presidenti rus vuri në dukje se Moska mbështet Teheranin në programin e tij bërthamor.
“Jemi në kontakt të ngushtë për të gjitha çështjet kryesore ndërkombëtare , përfshirë të gjitha çështjet që lidhen me programin bërthamor të Iranit. Ju e dini qëndrimin tonë. Ne e mbështesim Iranin në Kombet e Bashkuara”, tha Putin.
Vitin e kaluar, qarkullimi tregtar i të dy vendeve u rrit me 13 për qind dhe me tetë për qind të tjerë në tre tremujorët e parë të vitit 2025 , kujton RIA.
“Ne vazhdojmë të punojmë në projektet tona kryesore, përfshirë Bushehrin, dhe zhvillimin e infrastrukturës, përfshirë rrugën Veri-Jug”, tha Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht