Putin nderon me dekoratën më të lartë civile djalin e një zyrtare të lartë të CIA-s

11 Gusht 2025 | 20:17

Ajo që e bën këtë ngjarje edhe më të pazakontë është fakti se Gloss ishte djali i Juliane Gallina, zëvendësdrejtoreshë e CIA-s për inovacionin dixhital, një nga sektorët më të ndjeshëm të agjencisë që merret me spiunazhin elektronik.

Sipas “La Repubblica”, ceremonia e dorëzimit të medaljes u zhvillua në Kremlin dhe dekori iu dorëzua përfaqësuesit të posaçëm të Presidentit të SHBA Donald Trump për negociatat në Ukrainë dhe Gaza, Steve Witkoff. Kjo lëvizje shihet nga analistët si një përpjekje e Putinit për të zbutur tensionet me Uashingtonin në prag të samitit mes tij dhe Trump-it, të paralajmëruar për më 15 gusht në Alaska.

Michael Gloss ishte bashkuar me ushtrinë ruse në vitin 2023 si vullnetar. Ai kishte shprehur publikisht mbështetje për Rusinë dhe kritikuar retorikën perëndimore kundër pushtimit të Ukrainës, përmes postimeve në rrjetet sociale.

Mediat amerikane raportojnë se Gloss kishte vuajtur nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk kishte lidhje me operacione të inteligjencës. CIA konfirmoi vdekjen e tij, por mohoi çdo përfshirje të tij në çështje sigurie kombëtare. Babai i të ndjerit, një veteran i luftës në Irak, deklaroi për Washington Post se familja kishte frikë se rasti mund të përdorej për qëllime propagandistike nga Moska. Megjithatë, vendimi i Kremlinit për ta nderuar Gloss-in është interpretuar si një gjest simbolik ndaj SHBA-së dhe ish-presidentit Trump.

As Ministria e Jashtme ruse, as Shtëpia e Bardhë dhe as CIA nuk kanë komentuar zyrtarisht mbi këtë zhvillim, i cili ka ngritur shumë pikëpyetje mbi përmasat personale, politike dhe strategjike të këtij akti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026