Putin në Vietnam: Partneriteti strategjik me Hanoin, një nga prioritetet e Rusisë
Vladimir Putin po viziton këtë të enjte Vietnamin në një përpjekje për të përforcuar lidhjet me Azinë jug-lindore, teksa izolimi i Rusisë thellohet.
Rusia është e rëndësishme për Vietnamin për dy arsye; së pari sepse është furnizuesi më i madh i pajisjeve ushtarake dhe sepse teknologjia ruse për kërkimin e naftës ndihmon Vietnamezët të ruajnë sovranitetin në ujërat e detit të Kinës së Jugut.
Liderët e Vietnamit dhe Rusisë kanë thënë se duan të forcojnë lidhjet ndërsa dyshja u takuan në kryeqytetin vietnamez, Hanoi.
Presidenti vietnamez To Lam ishte plot lëvdata për homologun e tij rus, Vladimir Putin, duke e uruar atë për rizgjedhjen e fundit.
Putin, në këmbim, tha se forcimi i një partneriteti strategjik me vendin e Azisë juglindore ishte një nga prioritetet e Rusisë.
“Urime shokut tonë për mbështetjen dërrmuese gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, duke nënvizuar besimin e popullit rus”, tha Presidenti Lam pasi e priti Putin në tapetin e kuq.
Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar vizitën për dhënien e një platforme për presidentin Putin për të promovuar luftën e tij të agresionit në Ukrainë.
Vietnami ende vlerëson lidhjet historike që ka me Rusinë, edhe pse punon për të përmirësuar marrëdhëniet e tij me Evropën dhe SHBA-në
Që kur Putin vizitoi Vietnamin në 2017-n, shumë gjëra kanë ndryshuar. Aktualisht Rusia përballet me sanksione për pushtimin e Ukrainës dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale ka shpërndarë një urdhër-arrest për krime lufte për Putin.
Putin mbërriti në Vietnam nga Korea e Veriut, ku me liderin Kim Jong Un nënshkroi një akord që parashikon mbështetje reciproke në rast lufte.
Korea e Veriut është akuzuar se furnizon me armë Rusinë për të vijuar luftën në Ukrainë, në këmbim të asistencës teknologjike që mund të forcojë kërcënimin e Penianit në zhvillimin e programit të armëve bërthamore dhe raketave.
Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
- 17:45 Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 17:34 Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 17:17 Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë