Putin nënshkruan projektligjet për të mbrojtur rusët nga ndikimi i huaj
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një paketë projekt-ligjesh që paraqesin kufizime të reja për agjentët e huaj dhe dënime më të ashpra për krimet që kërcënojnë sigurinë dhe sovranitetin e vendit.
Agjentët e huaj tani e tutje nuk do të jenë në gjendje të punojnë në arsim dhe të mbajnë poste drejtuese në korporatat e kontrolluara nga qeveria. Dënime më të rrepta janë futur për thirrjet për të vendosur sanksione ndaj Rusisë nëse krimi është kryer për përfitime personale.
Disa arsye për caktimin e një agjenti të huaj, vjen për shkak se qytetarët që ndihmojnë në ekzekutimin e vendimeve të organizatave ndërkombëtare në të cilat Rusia nuk merr pjesë, nëse ato vendime janë të drejtuara kundër sigurisë së Federatës Ruse, tani e tutje do të caktohen agjentë të huaj.
Gjithashtu, një arsye tjetër për përcaktimin e personave agjentë të huaj do të jetë përfshirja e tyre, përfshirë të miturit, në mbledhjen e informacionit mbi veprimtaritë ushtarako-teknike të Federatës Ruse, nëse marrja e këtij informacioni nga burime të huaja do të kërcënonte sigurinë e vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi
Alarm për rrëmbim në një avion me 180 pasagjerë, Izraeli ngre në ajër avionët luftarakë
- 13:48 Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
- 13:44 U raportua i zhdukur pasi u zhyt në Liqenin e Batllavës, gjendet i vdekur 25-vjeçari
- 13:41 Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)
- 13:39 Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi
- 13:36 Alarm për rrëmbim në një avion me 180 pasagjerë, Izraeli ngre në ajër avionët luftarakë
- 13:30 Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)