‘Putin nuk është Rusia’, Navalny bën thirrje për protesta masive
Kreu i opozitës ruse Alexei Navalny ka postuar një seri mesazhesh të forta Twitter duke bërë thirrje për demonstrata të përditshme në të gjithë Rusinë dhe më gjerë.
Navalny ndodhet prej një viti në burg pasi i mbijetoi një sulmi helmues për të cilin fajëson Kremlinin. Muajin e kaluar ai doli në gjyq me akuza të reja që mund të rrisin dënimin e tij me burg për më shumë se një dekadë.
“Ne, Rusia, duam të jemi një komb i paqes. Mjerisht, pak njerëz do të na quajnë kështu tani”, shkruan ai nga burgu i sigurisë së lartë në lindje të Moskës ku është i burgosur.
1/12 We – Russia – want to be a nation of peace. Alas, few people would call us that now.
— Alexey Navalny (@navalny) March 2, 2022
Por rusët duhet ‘të paktën të mos bëhen një komb njerëzish të frikësuar të heshtur’ që ‘bëjnë sikur nuk e vënë re luftën’, thotë Navalny.
“Është dekada e tretë e shekullit të 21-të dhe ne po shohim lajme rreth njerëzve që digjen në tanke dhe shtëpi të bombarduara. Ne po shohim kërcënimet reale për të nisur një luftë tjetër bërthamore”, shprehet kryeopozitari rus.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar