Putin për sulmin në Moskë: Të dyshuarit u përpoqën të arratiseshin drejt Ukrainës
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka quajtur të shtënat e mbrëmshme në Moskë, ku mbetën mbi 100 të vdekur, një “sulm terrorist të përgjakshëm dhe barbar” dhe duke thënë se të përfshirët u përpoqën të arratiseshin dhe të kalonin në Ukrainë.
“Të katër autorët e drejtpërdrejtë të sulmit terrorist, të gjithë ata që qëlluan dhe vranë njerëz, u gjetën dhe u ndaluan,” thotë ai, sipas mediave të huaja.
“Ata u përpoqën të fshiheshin dhe u zhvendosën drejt Ukrainës, ku sipas të dhënave paraprake u përgatit një ‘dritare’ në anën ukrainase për të kaluar kufirin shtetëror”, pohon ai.
Ukraina ka mohuar me forcë çdo përfshirje në këtë ngjarje.
Gjithsej 11 persona u arrestuan, shton presidenti, ndërsa shërbimet e sigurisë thanë më herët se shtatë të arrestuarit e tjerë ishin bashkëpunëtorë.
Putin shpall një ditë zie për nesër dhe u shpreh ngushëllimet e tij familjeve të të vrarëve në sulm.
“Terroristët, vrasësit mund të presin vetëm një gjë, ata mund të presin dënim,” thotë ai.
“Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë”, përfundon ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit