Putin reagon për dronin në Rumani: Rusia e gatshme për hetim objektiv

29 Maj 2026 | 19:16

Rusia është shprehur e gatshme të zhvillojë një hetim objektiv lidhur me incidentin e një droni të rrëzuar në Rumani, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin të premten, disa orë pas ngjarjes që ka rritur tensionet mes Moskës dhe NATO-s.

I pyetur nga agjencia TASS për incidentin, Putin tha se nëse droni do të dorëzohet për hetim, “ne do të kryejmë një hetim objektiv dhe vetëm më pas do të vlerësojmë se çfarë ka ndodhur”. Ai hodhi poshtë akuzat se bëhej fjalë për një dron rus, duke përdorur edhe ironi ndaj deklaratave europiane.

“Kush thotë se është një dron rus? Shumë. Shumë do të thotë kushdo. Kush saktësisht? Emra”, u shpreh Putin, duke përmendur edhe presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, për të cilën tha se nuk ka marrë pjesë në hetim dhe nuk ka parë rrënojat.

Ai shtoi gjithashtu se në disa raste dronë ukrainas kanë fluturuar mbi Finlandë, Poloni dhe shtetet baltike, duke pretenduar se reagimet fillestare kanë qenë akuza ndaj Rusisë, të cilat më pas, sipas tij, janë rezultuar të pabazuara.

Në të njëjtën linjë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova deklaroi më herët se të gjitha akuzat për dronë rusë që fluturojnë mbi Evropë janë të pabaza dhe se nuk janë paraqitur prova konkrete.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026