Putin: Rendi botëror po degradon, dominon ligji i më të fortit
Situata në nivel ndërkombëtar po degradon gjithnjë e më shumë dhe gjithnjë e më shumë diplomacia po zëvendësohet nga veprime të njëanshme e të rrezikshme.
Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin gjatë një ceremonie të zhvilluar në Kremlin për akreditimin e 34 ambasadorëve në Moskë.
“Në vend të dialogut mes shteteve dëgjojmë monologun e atyre që, përmes së drejtës së forcës, e konsiderojnë të pranueshme t’u diktojnë të tjerëve vullnetin e tyre, t’u mësojnë të tjerëve se si të jetojnë dhe t’u japin urdhra”, ka thënë Putin, i cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”.
Më tej, presidenti rus ka komentuar edhe marrëdhëniet mes vendit të tij dhe atyre të Evropës, duke thënë se ato kanë “rrënjë historike”, por duke shtuar se aktualisht “lënë për të dëshiruar”.
“Marrëdhëniet tona me secilin nga vendet evropiane kanë rrënjë historike dhe të thella. Ato janë të pasura me shembujt e një bashkëpunimi me përfitim reciprok”, ka thënë Putin.
Por, sipas tij, sot dialogu dhe kontaktet janë tkurrur në minimumin historik dhe jo për faj të Rusisë. “Ndërveprimi për çështje të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale ka ngrirë”, ka thënë Putin.
Megjithatë, ai ka theksuar se Rusia mbetet e përkushtuar për të përmirësuar marrëdhëniet me vendet në fjalë, pasi një gjë e tillë është e dobishme për të gjitha palët.
Mes ambasadorëve të pranishëm në ceremoninë e akreditimit ishin edhe ata nga vende të rëndësishme evropiane si Franca, Austria, Zvicra, Italia, Norvegjia, Suedia, Republika Çeke dhe Portugalia.
Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht