Putin sfidon SHBA-të: Hajdeni bëjmë një eksperiment, ne gadasim me Oreshnik, ju…

19 Dhjetor 2024 | 12:03

Në kuadër të konferencës vjetore për shtyp në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar një “duel të teknologjisë së lartë” midis raketës balistike hipersonike Oreshnik të Rusisë dhe sistemeve të mbrojtjes raketore amerikane. Ai sugjeroi që të dyja palët të zgjedhin një objektiv të caktuar dhe të testojnë aftësitë e mbrojtjes raketore për të interceptuar raketat ruse.

Putin e hodhi këtë propozim pasi Rusia lansoi për herë të parë raketën Oreshnik në qytetin ukrainas Dnipro më 21 nëntor, duke e konsideruar atë si një përgjigje ndaj përdorimit të raketave amerikane dhe britanike nga Ukraina për të sulmuar territoret ruse, me mbështetje perëndimore.

Në komentet e tij, Putin theksoi se sistemet raketore të armiqëve e kanë të pamundur të rrëzojnë raketën ruse Oreshnik.

“Le t’u propozojnë atyre në Perëndim dhe SHBA-ve që ekspertët që i paguajnë për analizat e tyre, të bëjnë një lloj eksperimenti teknologjik, le të themi, një duel të teknologjisë së lartë të shekullit të 21-të.”,- tha Putin.

Putin sugjeroi që të dyja palët të zgjedhin një qytet, si Kievi, dhe Perëndimi të fokusohet në mbrojtjen ajrore dhe raketore të tij, teksa Rusia do të godasë me raketën Oreshnik.

Ai e mbylli propozimin duke thënë: “Ne jemi gati për një eksperiment të tillë, por a është gati pala tjetër?”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026