Putin: Trump ka axhendën e tij, mendoj se vepron me mirëbesim

4 Dhjetor 2025 | 17:27

Donald Trump ka “axhendën dhe qëllimet e tij, ndërsa ne jemi të fokusuar tek të njerzit tanë”, tha Vladimir Putin në një intervistë për India Today gjatë vizitës së tij në Indi.

Ai shtoi se axhenda e Rusisë nuk është kundër askujt, por ka si qëllim mbrojtjen e interesave përkatëse.

Presidenti rus vazhdoi duke thënë se presidenti amerikan “vepron me mirëbesim”, ndërsa kur u pyet si e vlerëson homologun amerikan, ai tha:

“Unë kurrë nuk gjykoj kolegët e mi. As ata me të cilët kam bashkëpunuar në të kaluarën, as udhëheqësit aktualë të shteteve të ndryshme. Këto vlerësime duhet t’i bëjnë qytetarët që zgjedhin liderin e tyre në zgjedhje”.

Për zhvillimet në Ukrainë, Putin tha se e rëndësishme për Kievin është të kuptojë se konflikti do të përfundojë vetëm përmes negociatave, duke shtuar se “Rusia nuk e mohon Ukrainës të drejtën për të siguruar sigurinë e saj, por jo në kurriz tonin”.

Ndërkohë,në lidhje me tarifat e SHBA-së ndaj kompanive ruse të naftës, Putin vuri në dukje se ata që përpiqen të “pengojnë marrëdhëniet ekonomike me vende të treta, përfundimisht përballen me vështirësi dhe pësojnë humbje”.

“Jam i sigurt se sapo kjo perspektivë të vendoset, taktikat e tilla të ushtrimit të presionit të jashtëm do të zhduken”, shtoi ai.

Sa i përket energjisë, Putin theksoi se “mjeti i bashkëpunimit tonë energjetik me Indinë mbetet i pacenuar nga rrethanat aktuale, ndryshimet politike të përkohshme apo madje nga ngjarjet tragjike në Ukrainë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026