Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

27 Nëntor 2025 | 21:09

Presidenti Rus, Vladimir Putin, ka thënë se skica e një draft-plani paqeje të diskutuar nga SHBA-të dhe Ukraina mund të shërbejë si bazë për negociatat e ardhshme për t’i dhënë fund luftës, por këmbënguli se Ukraina do të duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur.

“Në përgjithësi, ne pajtohemi që kjo mund të jetë baza për marrëveshjet e ardhshme”, tha Putin, duke vënë në dukje se versioni i planit të diskutuar nga Uashingtoni dhe Kievi në Gjenevë ishte ndarë me Moskën.

“Ne shohim që pala amerikane e merr parasysh qëndrimin tonë në disa fusha. Por në pika të tjera, ne duhet të ulemi dhe të flasim”, tha ai.

Vërejtjet e palëkundura të presidentit rus, në të cilat ai e përshkroi përsëri Volodymyr Zelenskyn si udhëheqës “jolegjitim”, që pavarësisht optimizmit të Shtëpisë së Bardhë, ka pak shenja lëvizjeje në pikat kryesore të ngërçit të nevojshme për t’i dhënë fund luftës.

Duke folur me gazetarët gjatë një vizite pune në Kirgistan, Putin tha se Rusia do ta ndalte ofensivën e saj vetëm nëse forcat ukrainase tërhiqeshin nga zona të paspecifikuara që aktualisht janë nën kontrollin e Kievit.

“Nëse trupat ukrainase largohen nga territoret që kanë pushtuar, atëherë ne do të ndalojmë së luftuari. Nëse nuk e bëjnë këtë, ne do t’i arrijmë qëllimet tona ushtarakisht”, shtoi ai.

Ai gjithashtu përsëriti pretendimin e tij se udhëheqja e Ukrainës ishte ‘jolegjitime’, duke argumentuar se kjo e bënte të pamundur ligjërisht nënshkrimin e një marrëveshjeje të detyrueshme me Kievin dhe se çdo zgjidhje e ardhshme do të kërkonte njohje më të gjerë ndërkombëtare”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026