“Putini flet çdo javë për Kosovën”, Gërvalla: Po kërkon luftë në Ballkan
Rusia mund të ndezë tensionet në Ballkan dhe të krijojë një luftë të re që Perëndimi të shpërndahet nëse mbizotëron në luftën e saj me Ukrainën. Kështu u shpreh kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla-Schwarz gjatë një interviste.
Sipas saj, ambiciet territoriale të presidentit rus Vladimir Putin nuk ndalen në kufirin ukrainas – dhe se fitorja e Ukrainës kundër Rusisë do të siguronte stabilitet në Ballkanin e trazuar prej vitesh.
“Strategjia e Putinit është të mbajë Perëndimin të hutuar me konflikte të ndryshme”, tha ajo. “Pra, një luftë tjetër në Ballkan do të ishte shumë e mirëpritur nga Rusia”. Kosova në veçanti është një objektiv joshës për Putinin, shtoi ajo, sepse prosperiteti i vendit minon argumentin e tij se Perëndimi nuk mund të ndihmojë vendet e ish-bllokut lindor.
“Putini flet çdo javë për Kosovën”, tha Gërvalla. “Nuk ka të bëjë me rëndësinë gjeopolitike të Kosovës, por ka të bëjë me faktin se Kosova është një histori suksesi e Perëndimit, një histori suksesi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një histori suksesi e NATO-s, një histori suksesi e vendeve perëndimore evropiane”.
LEXONI GJITHASHTU:
Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur
Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës