Putini viziton ushtarët rusë të plagosur në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vizituar ushtarët rusë, të plagosur gjatë luftimeve në Ukrainë. Ky është një takim i radhë i liderit rus me ushtarët rusë, teksa Kievi po vazhdon kundërofensivën e saj kundër forcave të Moskës pas intensifikimit të luftimeve gjatë fundjavës.
Lideri rus vizitoi trupat në Qendrën Mjekësore Ushtararake Vishnevski, në periferi të Moskës. Vizita u zhvillua më 12 qershor në “Ditën e Rusisë”, që është një festë patriotike në Rusi.
Kremlini ka publikuar imazhe të kësaj vizite të Putinit, i cili ishte i shoqëruar nga ministri i tij i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Në kohën që po i vendoste një medalje një prej ushtarëve të plagosur, lideri rus i tha: “Ju përgëzoj”.
“I kam shërbyer Rusisë”, -citohet të ketë thënë ky ushtarak. Kjo vizitë duket se është organizuar nën masa të rrepta sigurie.
Agjencia ruse e lajmeve, TASS, raportoi se Putin e ka dekoruar komandantin e një toge me medaljen më të lartë ushtarake që jep Rusia.
Më shumë se një vit që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, Putin rrallë takon ushtarët që shërbejnë në këtë luftë. Ai po ashtu kishte vizituar ushtarët e plagosur rusë në maj të vitit të kaluar.
Rusia dhe Ukraina po ashtu nuk japin shifra për ushtarët e vrarë apo të plagosur. Megjithatë, analistët ushtarakë perëndimorë kanë vlerësuar se të dyja palët kanë humbur mijëra ushtarë në luftime.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë