“Rilindja u njollos nga koncensionet”, Burimi: Rama u kthye te PS-ja e së kaluarës
Gazetari Genc Burimi ishte i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania për të folur rreth Partisë Socialsite në 32 vite.
Ai tha ndër të tjerat se edhe pse Rama erdhi në pushtet me atë që u quajt “Rilindje”, tashmë ai nuk e përdor më këtë term, pasi Rilindja e tij dështoi në momentin që u njollos nga koncesionet. Sipas Tij, Rama i është kthyer tashmë termit Parti Socialiste pasi nuk e mban më Shqipërinë me shpresën e Rilindjes, por me SHBA-në
“Që kur FMN filloi të ndëshkonte haptazi koncesionet, Rama e vë më pak në evidencë emrin Rilindje, i është kthyer emrit të Partisë Socialsite, pasi Rilindja ishte Toni Bler, ishte koncesionet e paligjshme.
Koncesionet e njollosën reputacionin e “Rilindjes”, nuk e tha Berisha, por FMN dhe Bashkimi Europian se në Shqipëri morën për kot koncesionet.
Ndaj Rama iu kthye vlerës së të kaluarës, PS, pasi ai nuk e mban më vendin me Rilindjen por e mban me SHBA-në, është SHBA-ja “deus ex machina”
që e mban Ramën aty ku është sot”,-tha Genc Burimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren