Qafë-Thana rekord kalimesh, në 15 ditët e fundit kanë hyrë rreth 80 mijë qytetarë

30 Korrik 2024 | 19:14

Vetëm gjatë 15 ditëve të fundit në doganën e Qafë Thanës kanë hyrë më shumë se 80 mijë shtetas shqiptar.

Sipas autoriteteve fluksi i kalimeve është gati 2-fish krahasuar me një vit më parë.

Pika e Kalimit kufitar të Qafë Thanës rezulton zona kufitare me hyrje-daljet më të mëdha nga fillimi i vitit.

Sipas burimeve doganore nëse në 6 mujorin e parë të 2023 në këtë pikë kalimi kufitar hynë dhe dolën rreth 600 mijë mijë shtetas, e njëjta periudhë e 2024 i ka kaluar tashmë 1 milionë hyrje dalje.

Fluksi më i madh mbeten 3 muajt e verës, ku mesatarja ditore e hyrjeve në këtë pikë kalimi është mbi 4500 shtetas pjesa më e madhe e tyre turistë dhe pushues nga Maqedonia e Veriut por edhe vendet e Europës Lindore. Edhe këtë verë shumica e maqedonasve por edhe shqiptarëve të maqedonisë zgjedhin bregdetin shqiptar.

Sigurisht që në ditë me fluks ka edhe vonesa, pavarësisht se 3 muajt e verës punohet me 4 sportele. Vonesa që shkojnë nga 30 min deri në 1 orë.

Ndërkohë policia kufitare konfirmon se në rastet e radhëve të gjata është gjetur gjuha e përbashkët me palën maqedonase dhe procedohet me sistem të përshpejtuar pa kontrolle të gjata. Vetë në 15 ditët e fundit sipas shifrave  në këtë pikë kalimi kufitare kanë hyrë gati 85 mijë shtetas ndërsa kanë dalë rreth 80 mijë të tillë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026