Qafoku zbulon se sa deputetë do t’i marrin aleatët PD-s dhe qarqet

3 Mars 2025 | 22:43

Gazetari Roland Qafoku ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth primareve të mbajtura në Partinë Demokratike.

Ndër të tjerat ai tha se të paktën 4 deputetë do të jenë nga Partia e Lirisë që do të futen në listat e mbyllura të koalicionit të opozitës së bashkuar.

“Të paktën për aleatët, e sigurt është që për Partinë e Lirisë, Ilir Meta në Tiranë, Tedi Blushi në Korçë, Erisa Xhixho në Fier dhe Edmond Haxhinasto në Elbasan, janë katër emra të Partisë së Lirisë që do të futen në listën e PD. Katër vende nuk janë pak sepse Partia e Lirisë nuk ka tashmë fuqinë që ka pasur, por zoti Berisha është treguar korrekt. Këta do jenë deputet që në orën 7 që fillon votimi.  Gjithashtu do jenë edhe aleatët e tjerë, Fatmir Mediu, Vangjel Dule. Por ajo që është shqetësuese, është se nuk ka një frymë që Partia Demokratike mund ti fitojë këto zgjedhje”,-tha Qafoku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026