Qarkullonte me automjet i armatosur me pistoletë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë
Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje.
Gjatë operacionit të organizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” u vu në pranga shtetasi D. F, 42 vjeç. Policia tha se pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se në fshatin Prush kishte pasur një konflikt mes disa shtetasve dhe njëri prej tyre, dyshohej se ishte i armatosur dhe ishte larguar me një automjet tip “Benz”, menjëherë kanë organizuar punën në kuadër të operacionit “Ndjekja”, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit me drejtues shtetasin D. F. dhe ku ishte pasagjer shtetasin M. Sh. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. F., 42 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq