“Qëllimi nuk është të vendosim gjoba”, ministria reagon për kuponin e qumështit

15 Korrik 2025 | 15:25

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar këtë të martë lidhur me aksionin për kontrollet dhe sigurinë ushqimore, si dhe për lëshimin e kuponit për mallrat e fermerëve.

Sipas ministrisë, qëllimi nuk është vendosja e gjobave, por krijimi i një sistemi ku çdo hallkë e zinxhirit të prodhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore të jetë e pastër.

Në njoftimin për publikun, ministria thekson se aksioni nuk është kundër fermerëve dhe se fermerët nuk janë aspak fajtorë, por përkundrazi janë bashkëpunëtorë të rëndësishëm për ndërtimin e një ekonomie të ndershme dhe të sigurt.

Ministria përmend se ky aksion është i rëndësishëm për dy pika kryesore:

Gjurmueshmëria e produkteve – për të ditur se ku është prodhuar, si është përpunuar dhe kush e ka tregtuar një produkt.

Siguria ushqimore – për të rritur besimin në atë që vendosim në tryezë.

Në përfundim, ministria fton fermerët që të bashkëpunojnë në këtë proces.

Njoftimi i plotë

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor.

MBZHR në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Administratën Tatimore, sqaron se ka për qëllim formalizimin e sektorit dhe garantimin e sigurisë ushqimore për të gjithë qytetarët.

Fermerët nuk janë fajtorë. Ata janë bashkëpunëtorë të rëndësishëm në ndërtimin e një ekonomie të ndershme dhe të sigurtë.

Qëllimi ynë nuk është të vendosim gjoba, por të krijojmë një sistem ku çdo hallkë e zinxhirit të prodhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore të jetë e pastër, e kontrollueshme dhe në shërbim të qytetarit.

Pse është i rëndësishëm bashkepunimi në këtë nismë?

– Gjurmueshmëria e produkteve – të dimë ku është prodhuar, si është përpunuar dhe kush e ka tregtuar një produkt.

– Siguria ushqimore – për të pasur më shumë besim në atë që vendosim në tryezë.

-Transparencë dhe mbështetje – fermerët që janë të regjistruar dhe të formalizuar kanë akses më të lehtë në subvencione, kredi, programe zhvillimi dhe mundësi për të eksportuar.

Ftojmë  të gjithë  aktorët  e zinxhirit agroushqimor të bashkëpunojnë për të ndërtuar një sektor të qëndrueshëm, të kontrollueshëm dhe të sigurtë për konsumatorin shqiptar dhe për eksportet shqiptare, që tashmë janë prezente në mbi 80 tregje elitare ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026