Qëllohet me armë kryetari i komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut
1 Prill 2024 |
15:36
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut.
Mediat vendase raportojnë se është qëlluar me armë ndaj automjetit të kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi.
Si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur të plagosur dy persona, shoferi i kryetarit të komunës dhe një nënpunës, të cilët po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Mediat maqedonase shkruajnë se personi që ka kryer sulmin është identifikuar dhe rezulton një person me precedentë të rrezikshëm kriminal.
Mësohet se i dyshuari është larguar me një veturë të tipit ‘Golf’ në drejtimin e rrugës Haraçinë-Kumanovë.
Policia maqedonase bën me dije se është vënë në ndjekje të autorit dhe po punon për kapjen e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)