Qëllohet për vdekje një person që sulmoi zyrat e FBI

12 Gusht 2022 | 21:58

Autoritetet në SHBA po hetojnë motivet mbi ngjarjen ku një njeri i armatosur u përpoq të depërtonte në zyrën e FBI-së në Cincinnati dhe mbeti i vrarë në një shkëmbim zjarri.

Ngjarja vjen mes paralajmërimeve të FBI-së se agjentët federalë mund të përballeshin me sulme pas kontrollit në shtëpinë e Donald Trump.

Autoritetet federale po shqyrtojnë nëse personi i armatosur, 42-vjeçari Ricky Shiffer, kishte lidhje me grupe ekstremiste të ekstremit të djathtë si “Proud Boys”.

Shiffer besohet të ketë qenë në Uashington në ditët përpara të sulmeve të 6 janarit 2021 dhe mund të ketë qenë në Kongres atë ditë, sipas zyrtarit që po heton çështjen, i cili nuk u lejua të diskutonte hetimin publikisht dhe foli me kusht të anonimitetit.

Shiffer nuk u akuzua për asnjë krim në lidhje me sulmin e 6 janarit, tha zyrtari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhet agjenda e Shqipërisë në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel për mbylljen e grupkapitujve, Rama kryeson delegacionin

Shqipëria hyn në një fazë të re të procesit të integrimit europian. Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin zyrtar shqiptar në konferencën e radhës...
18:45 | 12/07/2026

Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork

Në ditën e përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës, autoritetet e Republikës Srpska nisën një fushatë promovuese në sheshin Times Square në Nju Jork, duke vënë...
20:39 | 11/07/2026

Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për komentet dhe vlerësimet negative online, teksa këtë herë ka ndarë një video me review negative për Kalanë e...
13:32 | 11/07/2026