Qëlloi me armë gjahu drejt banesës së 1 personi, shpallet në kërkim autori në Durrës
Një person dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt banesës së personit me të cilin ishte konfliktuar duke synuar ta kërcënojë atë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50, në fshatin Shakllnur në Durrës.
Pas të shtënave autori është larguar dhe vijon të jetë në kërkim nga policia.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 23:50, në fshatin Shakllnur, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj. ka qëlluar me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit E. T., me qëllim kanosjen.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi shtetasi E. Gj., e cila posedohej me leje, nga babai i tij. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë