Qendër pritjeje për emigrantët në Shëngjin, Meloni: Do kontribuojmë financiarisht
Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të hënën një vizitë pune, në Itali, ku u prit nga kryeministrja Giorgia Meloni.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryeministrja e Italisë bëri me dije se Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshjeje për përballimin e emigracionit të paligjshëm. Ajo tregoi se deri në pranverë pritet të bëhet operative një qendër pritjeje për emigrantët në Shëngjin për të cilën Italia do kontribuojë financiarisht.
“Shqipëria do të japë ndihëm e saj duke dhënë disa zona të saj për të pritur refugjatët, Italia do të veprojë sipas pjesës së saj në anën ekonomike duke kontribuar financiarisht. Refugjatët ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore dhe do të seleksionohen mes atyre që kanë të drejtë dhe jo. Për numër popullsie kemi rreth 3 mijë persona dhe si fluks mund të arrijë 36 mijë persona në muaj. Marrëveshja nuk përfshin të miturit. Juridiksionit i këtyre qendrave do të jetë italian. Në portin e Shëngjinit ku do të zbarkojnë, do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe screening, pastaj do ketë një strukturë tjetër. Pjesa shqiptare do merret me gatishmërinë e kontrollimit. Kemi qëllim të jetë operative në pranverën e ardhshme”, tha Meloni.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë