Qëndistare prej 45 vjetësh, Etleva Ahmati ndër të vetmet artizane në Elbasan
Etleva Ahmati ishte 7 vjeçe kur mësoi për herë të parë të punonte në qëndisje, për të mos u ndalur edhe sot pas 45 vitesh. Në një intervistë për Euronews Albania, ajo na rrëfen për pasionin dhe punën e saj si artizane.
“Mësimet e para për mua kanë qenë kur isha shumë e vogël, në moshën 7-8 vjeçare kur shikoja gjyshen time që punonte dhe unë mundohesha që të mësoja diçka nga gjyshja ime. Ishte diçka shumë e bukur, një ëndërr për një fëmijë që mund të realizohej. Me përkushtimin e gjyshes dhe mamasë ja arrita”, thotë ajo.
Që të arrish të ruash traditën, artizania nga Elbasani, thotë se duhet shumë durim, ndërsa nismën për ta zhvilluar pasionin e saj e nisi për të ndihmuar familjen.
Qëndistarja tregon se ndihet keq kur shikon se brezi i ri nuk ka fare interes për këto profesione.
“Normalisht që të vjen keq, sepse brezat po ikin njëri pas tjetrit. Gjyshja ime dikur punonte tezgjah, punonte veshjet kombëtare, ndërsa tani unë si person kam arritur vetëm veshjen kombëtare, nuk kam arritur në tezgjah. Ndërsa brezi që do vijë nuk mendoj që do vazhdojë diçka”, shprehet Ahmati.
Por nga kush kërkohen më tepër punët e saj?
“Më tepër kërkohen nga emigrantët, se duan të trashëgojnë diçka fëmijëve të tyre në vendet ku rrinë”, tregon ajo.
Sot artizanët në Elbasan, numërohen me gishtat e dorës por Etleva nuk heq dorë nga pasioni i fëmijërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë