Qendra Shëndetësore Bubullimë, Koçiu: Përfitojnë rreth 5900 banorë

30 Tetor 2024 | 19:14

5900 banorë të bubullimës në Lushnjë brenda nëntorit do të marrin shërbim shëndetësor në qendrën që po rikonstruktohet. Investimet në godinë janë bërë nga fondet e bashkisë Lushnje, ndërsa pajisja me aparatura do të bëhet nga ministria e shëndetësisë.

Ecuria e punimeve u inspektua nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu edhe nga Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa.

 “Komunitetet të mund të marrin më shumë shërbime sipas nevojave dhe bashkitë të jenë në gjendje t’i ofrojnë shërbimet drejtpërdrejtë tek ata që kanë  më shumë nevojë dhe të kenë akoma më shumë zë vetë bashkitë në ofrimin e shërbimeve në rastin konkret shëndetësore”, tha Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kociu vuri në dukje se investimet në qendra shëndetësore do të vazhdojnë.

 “340 qendra shëndetësor janë rikonstruktuar deri më tani me infrastrukturë moderne dhe 60 po përfundojnë. Ndërkohë që do të nisin edhe 100 qendra të tjera me projektbuxhetin e vitit 2025-2026 duke përmbyllur kështu gjithë ciklin e qendrave shëndetësore apo të kujdesit shëndetësor primar në shërbim të qytetarëve pranë vendbanimit”, tha Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në bashkëbisedim me stafin e Qendrës Shëndetësore Bubullimë, ministria vuri në dukje se prioritet është ofrimi i shërbimeve edhe në banesë për ata të pamundur që nuk mund të vijnë fizikisht pranë qendrës shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026