“Është sfidë”, psikologia: Kini kujdes me adoleshentët, ndihen të pakuptuar

30 Tetor 2024 | 18:07

Adoleshenca është një sfidë për adoleshentët por edhe prindërit që duhet të jenë të përgatitur për tu përballur. Psikologia Entela Binjaku, thotë se koha e fillimit të adoleshencës nis rreth moshës 12 vjeç dhe ndikimi I shoqërisë është vendimtarë për ta.

Humbasin qetësinë, kërkojnë të duken më të rritur, fillon interesi për pamjen e jashtme I cili bëhet  gjithmonë e më dominant me kalimin e moshës, grupi bashkëmoshatarëve është gjithmonë e më i  rëndësishëm dhe çdo element që lidhen me grupin e bashkëmoshatarëve bëhet përcaktues në gjendjen e adoleshentit, nëse je i pëlqyer, ose je i papëlqyer i përkrahur ose i papërkrahur, nëse je i veçuar ose i përfshirë, nëse sulmohesh në rrjete sociale nëse je i preferuar në këto rrjete sociale për adoleshentët është e rëndësishme dhe ne duhet vazhdimisht ti kuptojmë”, tha Entela Binjaku, psikologe.

Rebelimi i adoleshentëve është një nga shenjat tipike, por kur ata kanë probleme, nisin të shfaqin shenja të ndryshme.

 “Ata shfaqen të shqetësuar bëjnë gjumë të paqetë, krijojnë gjithmonë e më shumë çaste të izolimit në mjediset e tyre personale, shkëputen nga të tjerët, mbyllen në vetvete, dukshëm shfaqin rënie interesi sidomos për rezultatet në shkollë apo fillojnë të jetojnë simptoma të djersitjes, frymëmarrjes së shpejt paqetësisë, axhitimit ose shqetësimit të vazhdueshëm që flasin ndoshta për  tiparet e një gjendje ankthi që ata përjetojnë  e cila mund të shkojë në përshkallëzim”,-tha Entela Binjaku, psikologe.

Por çfarë duhet të bëjmë për ti ndihmuar adoleshentët të kalojnë këtë periudhë?

 “Në radhë të parë duhet ti dëgjojmë ata, duhet ti pyesim ata  duhet të jemi të interesuar si mendojnë ata, duhet të këshillohemi edhe ne si familjarë si mësues si arsimtarë si punonjës social, si shoqëri duhet të konsultohemi me profesionistë të cilët janë një çelës i mirë për të shkuar drejt botës së adoleshentit dhe të jemi të vëmendshëm në të gjitha ndryshimet dhe shqetësimet që ata janë duke shfaqur”,-tha psikologia Binjaku.

Për psikologët, shprehja “ kështu ka qenë në kohën tonë” duhet eliminuar pasi adoleshentët sot nuk janë të njëjtët me ata të 10 viteve më parë dhe për pasojë është e pamundur që të sillen njëlloj në rrethana të ndryshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026

Shtëpia-galeri në Librazhd, Agim Jaupaj piktori i nudove në Librazhd me mbi 250 vepra arti (FOTO)

Në një shtëpi të zakonshme në Librazhd, muret flasin përmes artit. Çdo cep është i mbushur me piktura, të realizuara përgjatë afro 50 viteve krijimtari....
18:57 | 03/07/2026