Qendrat për azilantët hapen në 20 maj, 3 struktura në Shëngjin e Gjadër
Strukturat që do të mirëpresin emigrantët që do të vijnë nga Italia do të jenë operative në datë 20 maj. Kështu parashikohet në njoftimin e publikuar më 21 mars nga prefektura e Romës, sipas të cilit janë planifikuar 3 pika për pritjen dhe riatdhesimin e emigrantëve. Strukturat do ti kushtojnë shtetit italian një total prej gati 34 milionë euro.
Pakti, i promovuar nga qeveria Rama dhe Meloni dhe i kontestuar ashpër nga opozita shqiptare dhe italiane, parashikon që në territorin shqiptar të ndërtohen struktura për të akomoduar azilkërkuesit të shpëtuar në det nga autoritetet italiane.
Plani parashikon ndërtimin e tri qendrave: një pikë pritje në Shëngjin, e cila do të përdoret vetëm për kontrollin fillestar shëndetësor dhe grumbullimin e kërkesave për azil, ku do të ketë maksimumi 880 vende dhe dy objekte të tjera në Gjadër ku emigrantët do të duhet të presin përgjigjen për aplikimin e tyre për azil ose riatdhesimin eventual, teorikisht për një maksimum prej 28 ditësh dhe për 144 personash.
Njoftimi vjen pakë javë para zgjedhjeve në Parlamentin Europian. Për momentin nuk ka ende një vendim nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë e cila mund të detyrojë një hap pas.
LEXONI GJITHASHTU:
Rezervimet për verën, më të ulëta se vitet e kaluara
Njoftohet data, shqiptarët nga diaspora pritet të vijnë sërish në Tiranë më 4 korrik
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 20:53 “Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”? Rama reagon sërish për Dritan Goxhajn
- 20:51 Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë
- 20:48 Rezervimet për verën, më të ulëta se vitet e kaluara
- 20:44 Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
- 20:40 Njoftohet data, shqiptarët nga diaspora pritet të vijnë sërish në Tiranë më 4 korrik
- 20:16 Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq