“Qëndrimet, i dini”- Abdixhiku flet sërish për ftesën e Kurtit për të qeverisur
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish në lidhje me ftesën për koalicion nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, duke refuzuar të japë detaje konkrete për qëndrimin e partisë së tij.
“Qëndrimet e Lidhjes Demokratike tashmë ju i dini”, u shpreh Abdixhiku para gazetarëve, ndërsa largohej nga selia e partisë. Duke shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë për ofertën e bërë nga kryetari i LVV-së dhe njëkohësisht kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ai shtoi vetëm: “Pritni, keni durim, do të jem transparent si çdoherë tjetër.”
Deklarata e Abdixhikut vjen pas publikimit të një letre nga Albin Kurti, në të cilën ai i ofron LDK-së një marrëveshje për koalicion qeverisës.
“Jemi të interesuar për një marrëveshje politike me LDK-në, pavarësisht dallimeve tona ideologjike apo qeverisëse”, shkruan Kurti, duke theksuar se uniteti dhe prioritetet shtetërore duhet të mbizotërojnë mbi ndasitë partiake.
Megjithatë, përgjigjja e LDK-së mbetet ende e paqartë. Partia ka qenë kritike ndaj qasjes së LVV-së në qeverisje dhe nuk ka sinjalizuar ende nëse është e gatshme të ndryshojë pozicionin e saj.
Ndërkohë, mungesa e një shumice të qëndrueshme parlamentare vazhdon të pengojë konstituimin e institucioneve të reja, duke krijuar pasiguri politike dhe institucionale në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj