Kriza politike, gazetari: Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja
Gazetari Rid Berisha, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, ka analizuar situatën politike në Kosovë, duke vënë theksin te ngerçi institucional për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Sipas tij, mungesa e marrëveshjes ndërmjet forcave politike mund të çojë vendin në zgjedhje të reja rreth muajit qershor.
Berisha kritikoi mënyrën se si po menaxhohet kriza aktuale nga lidershipi politik në Prishtinë, duke theksuar se partitë politike po shmangin përgjegjësitë e tyre dhe po ia atribuojejnë problemet Listës Serbe.
“Në mënyrë të organizuar e sistematike, të gjitha figurat e rëndësishme pranë Kurtit rikthejnë akuzat ndaj partive opozitare si bashkëpunëtore të Listës Serbe. A do duhej që debati të reduktohej në ‘jeni ju me Listën Serbe apo ne’? Mua më duket primitive,” deklaroi Berisha.
Ai paralajmëroi se izolimi i Listës Serbe në skenën politike të Kosovës mund të sjellë pasoja të padëshiruara në arenën ndërkombëtare.
“Gjithë ky debat që po ndërtohet duke fajësuar Listën Serbe, në sytë e komunitetit ndërkombëtar, e izolon këtë subjekt politik që përfaqëson legjitimisht serbët e Kosovës. Kjo vetëm sa forcon argumentin e Beogradit që në Kosovë duhet të ekzistojë një asociacion me më shumë kompetenca ekzekutive – me arsyet që ne vetë po ia japim,” shtoi ai.
Për sa i përket zgjidhjes së mundshme të krizës, gazetari tha se rruga e vetme është t’i kthehet legjitimitetit të qytetarëve përmes zgjedhjeve.
“E gjithë çështja duhet t’i kthehet votuesit. Kuvendi duhet të konstituohet, politikanët mund të mblidhen dhe të arrijnë një marrëveshje. Në rast se qeveria nuk merr votëbesimin, do të jetë e nevojshme që të kthehen përsëri tek votat, duke çuar mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të reja në muajin qershor. Sa më shumë të shtyhen afatet, aq më shumë mund të vonohet procesi.”” u shpreh Berisha.
Ai vuri në dukje edhe mundësinë e përfshirjes së Gjykatës Kushtetuese në këtë proces, si rrjedhojë e mungesës së vullnetit politik për zgjidhje.
“E shoh të pashmangshme që Gjykata Kushtetuese të përfshihet, pasi politikanët nuk po dëshirojnë zgjidhje politike dhe mungesën e këtij vullneti po përpiqen ta transferojnë te gjykata. Kjo mund të ndodhë që tani me një kërkesë nga 10 deputetë, duke i bërë Gjykatës një pyetje lidhur me veprimet aktuale në Kuvendin e Kosovës. Këtë e ka theksuar edhe ish-kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani, por askush nuk po e ndërmerr,” tha ai.
Seanca e radhës e Kuvendit pritet të zhvillohet nesër, por Berisha e cilësoi procesin si një “serial me episode tashmë të njohura për publikun”.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit