Qëndrimi i Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të mblidhet me datat 16 dhe 17 maj. Në një përgjigje për Gazetën Express nga Ambasada Gjermane në Prishtinë kanë thënë se Berlini zyrtar dëshiron ta shoh Kosovën në Këshill të Evropës, megjithatë potencojnë se vendimi final nëse anëtarësimi i Kosovës do të jetë në agjendë ose jo, do të merret pas një vlerësimi të plotë të veprimeve të Kosovës, përfshirë edhe hapat drejt krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për të cilin Kosova ka bërë premtim për themelim.
“Qeveria gjermane dëshiron ta shohë Kosovën në Këshillin e Evropës. Megjithatë, vendimi përfundimtar – nëse kjo pikë duhet të jetë në rend dite – do të merret pas një vlerësimi të plotë të veprimeve të Kosovës, duke përfshirë hapat e saj drejt krijimit të ASMM-së për të cilën Kosova është zotuar”, ka thënë zëdhënësi i Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë
Ambasadori ka thënë se nuk i takon Gjermanisë të vendosë nëse aplikimi për anëtarësimi do të jetë në Agjendë të Komitetit të Ministrave apo jo.
“Nuk i takon Gjermanisë të vendosë nëse aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave apo jo”, ka thënë ai për Gazetën Express.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kosova nuk përfshihet në axhendën e KiE, afati për Kurti deri të premten
- Kurti: Normalizimi i raporteve me Serbinë s’duhet të përzihet me KiE-në
- Anëtarësimi i Kosovës në KiE, reagon Sergei Lavrov
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh