Qëndrimi për Berishën, Nishani: Prania e tij në parlament asnjë kosto për PD-në

9 Shtator 2021 | 16:32

Partia Demokratike ende nuk e ka marrë një vendim në lidhje me raportin që do të ketë me Sali Berishën në parlamentin e ri, nëse do e ketë apo jo pjesë të grupit parlamentar.

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani tha në një intervistë për Euronews Albania se prania e Berishës, grupi parlamentar demokrat më tepër do të fitonte se sa do të humbiste.

“Unë mendoj se nuk ka për t’i sjellë asnjë lloj kostoje qenia e z.Berisha në parlament, sepse Rama dhe maxhoranca nuk është se e kanë të lehtë përballjen me z.Berisha në verbin politik,” – tha Nishani.

Sipas tij, përqendrimi i diskutimit politik te Sali Berisha dhe raporti i tij me grupin parlamentar të PD, ka dy sponsor me qëllime të përbashkëta.

“Ky debat në konceptin tim është një debat i sponsorizuar nga aleanca tashmë e dukshme Rama dhe Basha, pasi është një çështje që iu konvenon të dyja palëve në raport me situatën e tyre politike,” – vijoi ish-Presidenti.

Bujar Nishani tregoi edhe një tjetër problem të PD sot, që sipas tij ka ndikuar në humbjen e zgjedhjeve.

“Partia Demokratike është bërë më e mbyllur se në 2005. Është bërë më e vogël se PD e 2005. Nga PD janë larguar më shumë njerëz se në 2005, tregon se PD ka shkuar në kahun e kundërt,” – u shpreh Nishani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026