Qëndroi 86 ditë në grevë urie, palestinezi vdes në burgun e Izraelit
Një figurë e lartë e grupit militant palestinez Xhihadi Islamik, Khader Adnan, ka vdekur në një burg izraelit pas 86 ditësh në grevë urie.
Shërbimi i Burgjeve të Izraelit (IPS) tha se ai u gjet pa ndjenja herët të martën. Ai u dërgua në spital por përpjekjet për ta mbajtur në jetë dështuan.
Shërbimi i Burgjeve të Izraelit tha se ai kishte refuzuar t’i nënshtrohej testeve mjekësore dhe të merrte trajtim.
Sipas BBC, pas njoftimit të vdekjes së Adnan, militantët hodhën të paktën tre raketa nga Rripi i Gazës, pa asnjë të lënduar. Xhihadi Islamik, i cili është i vendosur në Rripin e Gazës, kishte paralajmëruar më herët Izraelin “do të paguante një çmim të rëndë” nëse ai vdiste në burg.
Khader Adnan, 44 vjeç, ishte akuzuar për përkatësi në një grup terrorist dhe nxitje dhe do të dilte në gjyq këtë muaj. Adnani ishte nga Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe kishte qenë brenda dhe jashtë paraburgimit izraelit gjatë dy dekadave të fundit.
Ai kishte qenë në grevë urie pesë herë. Para vdekjes së tij, gruaja e tij Randa Mousa tha se ai “po refuzonte çdo mbështetje, refuzonte ekzaminimet mjekësore, ai është në një qeli me kushte shumë të vështira paraburgimi”.
Fati i të burgosurve palestinezë në Izrael është një çështje kryesore për palestinezët, të cilët e konsiderojnë Izraelin përgjegjës për mirëqenien e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës