Qeveria dha 50 lekë për litër, reagon Shoqata e Transportit: Kemi nevojë dhe 3 muaj për subvencionin

14 Maj 2026 | 08:21

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve po shton presionin mbi sektorin e transportit publik në vend. Operatorët urbanë dhe ndërqytetas paralajmërojnë se kostot e larta të naftës po vënë në rrezik funksionimin normal të shërbimit, ndërsa i kanë kërkuar qeverisë zgjatjen e skemës së subvencionimit edhe për tre muaj të tjerë, deri në fund të shtatorit 2026.

Shoqata e Transportit Publik Qytetas i ka drejtuar një kërkesë zyrtare qeverisë për vijimin e kompensimit financiar me 50 lekë për litër karburant, masë e aplikuar që prej muajit mars, në kuadër të krizës së çmimeve të hidrokarbureve.

Më 13 maj, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se operatorët e transportit publik do të vijojnë të përfitojnë subvencionimin për naftën, ndërsa shoqatat e sektorit kërkojnë tashmë që mbështetja të zgjatet edhe për periudhën korrik-shtator 2026.

Sipas operatorëve, çmimet e larta të karburantit kanë rënduar ndjeshëm barrën financiare të kompanive të transportit, duke vështirësuar mbulimin e kostove operative dhe garantimin e vazhdimësisë së shërbimit për qytetarët.

Në shkresën drejtuar institucioneve, Shoqata Kombëtare e Transportit Ndërqytetas thekson se vazhdimi i skemës së kompensimit është i domosdoshëm për të shmangur reduktimin e flotës së autobusëve dhe uljen e frekuencave të linjave, si dhe për të ruajtur përballueshmërinë e transportit publik për qytetarët.

Operatorët argumentojnë se karburanti mbetet një nga kostot kryesore të aktivitetit të tyre dhe se pa mbështetje financiare rrezikohet stabiliteti i sektorit.

Më herët, kompanitë e transportit kanë paralajmëruar disa herë për vështirësitë ekonomike, ndërsa në periudha të ndryshme pezulluan pjesërisht shërbimin në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit, duke reduktuar flotën deri në 60%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026