Qeveria e Kosovës: Në veri policia e rendit, jo njësitë speciale

8 Dhjetor 2022 | 21:58

Policia e Kosovës njoftoi për rritjen e prezencës policore në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Mediat serbe në veri të Kosovës dhe ato në Serbi, raportuan se atje po dërgohen pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës., shkruan REL.

Por, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, hodhi poshtë këto pretendime.

“Bëhet fjala vetëm për policinë e rendit, jo për ndonjë njësi tjetër”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se rritja e prezencës policore ishte “e domosdoshme” pas incidenteve të fundit në këtë pjesë të vendit.

“Lusim të gjithë qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës të cilët janë duke u angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”, shkroi ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026