Qeveria e Kosovës reagon për Euronews: Ja pse mungoi Kurti në Samitin e Diasporës

23 Nëntor 2023 | 12:27

Samiti i tretë Diasporës ka mbledhur në Tiranë në Pallatin e Kongreseve, përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historianë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të lartë politikës së Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti emri i të cilit ishte në axhendën e samitit të sotëm për të marrë fjalën pas presidentes Vjosa Osmani, e ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Tiranë në momentin e fundit.

Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci pyeti zyrtarisht Përparim Kryeziun, zëdhënës i qeverisë së Kosovës lidhur me arsyet e mungesës së Kurtit në këtë Samit.

“Në Samitin e Diasporës i cili po organizohet në Tiranë, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, po marrin pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi. Gjithashtu, pjesëmarrëse është dhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Për shkak të angazhimeve në agjendë, përfshirë seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku me kërkesë të opozitës do të raportojë mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, Kryeministri Kurti nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë organizim”, u përgjigj zëdhënësi i qeverisë së Kosovës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026