Qeveria greke mbështet qytetarët për të përballuar rritjen e çmimeve
Qeveria greke ka marrë një serë masash për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve pas rritjes së çmimeve të energjisë dhe produkteve ushqimore, duke përkrahur me asistencë kryesisht familjet me të ardhura të ulëta.
Brenda 24 orëve, çmimi i energjisë elektrike është rritur me 52% në Greqi, duke shënuar 426.90 euro për megavat në 8 mars, nga aty ku shënonte 136.39 euro për megavat. Njësoj janë rritur çmimet e gazit dhe lëndëve të karburantit.
Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Mitsotakis ka thënë se zhvillimet ndërkombëtare e kryesisht lufta në Ukrainë ka sjellë rritje dramatike të çmimeve në të gjithë Evropën.
Për të përballuar këtë rritje çmimesh, Mitsotakis ka theksuar rëndësinë e masave emergjente dhe të veprimit të menjëhershëm, e më konkretisht themelimin e një Fondi të Posaçëm për përballimin e çmimit të energjisë, si një segment i planit europian për shkëputjen e vendeve anëtare nga vartësia e naftës dhe gazit rus, çfarë do të diskutohet në Samitin e Jashtëzakonshëm të KE në Paris të enjten.
Mitsotakis bëri me dije se brenda 10 ditëve do të prezantohet paketa e ndihmës për familjen dhe biznesin grek.
“Do të jetë një program i plotë mbështetjeje shtesë, duke shfrytëzuar burimet kombëtare dhe evropiane”, u shpreh Mitsotakis.
Ndërsa javën e Pashkëve ortodokse, qeveria greke do të shpërndajë asistencë ekonomike prej 300-400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.
“Do të përfitojnë të papunët mbi 1 vit dhe pa asistencë papunësie si dhe një kategori me nivel të kufizuar të ardhurash vjetore”, theksoi kryeministri grek.
Gjithashtu, Kryministri Mitsotakis njoftoi se asistenca për energjinë elektrike, e dhënë për familjarët me të ardhura të ulëta në janar dhe shkurt, vijon dhe në mars. Për marsin pritet që subvencionimi qeveritar të jetë akoma më i lartë.
Kriza ekonomike ka prekur të gjithë Perëndimin, me çmimet që rritur me përqindje të larta brenda vetëm pak ditësh. Pavarësisht se ka pasur paralajmërim për rritje të çmimeve, kryesisht të energjisë, dhe pavarësisht tensioneve që kanë vijuar prej muaj midis Rusisë dhe Ukrainës, disa shtete duket se janë kapur “të papërgatitura”.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët