Greqia shtyn pas 10 korrikut hyrjen e pasagjerëve në Shqipëri përmes portit të Korfuzit

6 Korrik 2021 | 14:23

Qeveria greke ka shtyrë pas datës 10 korrik hyrjen e pasagjerëve në Shqipëri përmes portit të Korfuzit. Kalimi do të lejohet vetëm kalimi nga Saranda në Korfuz i pasagjerëve, dhe jo kthimi i tyre drejt vendit tonë.

Ardhja në Shqipëri mundësohet vetëm nga pika e kalimit kufitar të Qafë-Botës. Shqiptarët që janë në Korfuz me pushime mund të vijnë në Shqipëri nëpërmjet portit të Igumenicës dhe pastaj nga vendkalimi kufitar i Qafë-Botës.

Pala greke njoftoi se do të lejonte sot hyrjen e pasagjerëve nga Korfuzi në Shqipëri, por kjo masë ndryshoi.

Aktualisht, në linjën Sarandë-Korfuz funksionon vetëm një traget që transporton pasagjerë drejt Greqisë një herë në ditë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026