Qeveria hap 2100 vende pune, nga specialistët deri te sanitarët
Ministritë dhe institucionet në varësi kanë hapur më shumë se 2000 vende pune. Bëhet fjalë për të gjitha nivelet, që nga specialistët e lartë e deri të pozicionet e ulëta.
Kontratat do të lidhen për vitin 2023.
Qeveria ka hapur 2176 vende të reja pune për vitin 2023 nëpër ministritë e linjës dhe institucionet në varësi.
Kjo organikë punonjësit do të bazohet te kontratat e përkohshme. Pra, të gjitha vendet e punës janë me afat të caktuar nga 3 muaj deri në 1 vit.
Nga këto, 700 vende janë të hapura vetëm në ministrinë e Financave në profile të ndryshme, si specialistë, teknikë të mesëm, nëpunës informacioni e punonjës pastrimi. Pas saj një numër të konsiderueshëm punonjësish kërkojnë edhe ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Bujqësisë përkatësisht 340 dhe 300 individë.
Profilet edhe këtu, janë të lidhura me institucionet në varësi, ku kërkohen mjekë, infermierë, kordinatorë apo specialistë në bujqësi.
Individët që përzgjidhen për t’u punësuar në qeverisjen qendrore, e kanë këtë kontratë si kualifikim të shtuar në CV-në e tyre. Sipas vendimit, koha e punës për këto pozicione është 6 orë në ditë, ndërsa pagesat janë të përcaktuara për pozicionin sipas kategorisë së pagave në administratën shtetërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Avokatët e huaj takojnë Veliaj në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Strasburg
I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Veliaj në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Strasburg
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes
- 13:40 I vodhën këngë të papublikuara, foto dhe video private, Ariana Grande padit hakerët! I shitën në internet