Qeveria i merr SPAK-ut 4.8 mln euro nga buxheti, shkurtime dhe në KLGJ e Prokurori
Në aktin normativ të realizuar së fundmi për buxhetin e vitit 2025 qeveria ka ulur fondet për Strukturën e posaçme Antikorrupsion me rreth 466 milionë lekë ose rreth 4.8 mln euro me kursin aktual.
Në fillim fondet e parashikuara për SPAK kanë qenë 2.3 miliardë lekë ndërsa tani janë ulur në 1 miliardë e 880 milionë lekë me rishikimin e fundit.
Një uljen e fondeve është parashikuar dhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor nga 6 miliardë që ishte më parë në në 5.6 miliardë lekë deri në fund të këtij viti.
Në draft është parashikuar edhe një shkurtim i vogël fondesh për Prokurorinë e Përgjithshme nga 3.2 miliardë në 3.1 miliardë lekë.
Në të kundërt një shtim fondesh është bërë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Për këtë institucion fondet do të përdoren për rikonstruksionin e godinës dhe janë parashikuar të bëhen 211 milionë lekë nga 187 milionë që ishin.
Në buxhetin e rishikuar nuk ka pasur ndryshim të fondeve për Gjykatën Kushtetuese për të cilën kanë mbetur të njëjta në vlerën 262 milionë lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun