Qeveria italiane akuzoi “Wagner” se qëndron pas valës së emigrantëve në Mesdhe 

13 Mars 2023 | 22:57

Qeveria italiane tha sot se organizata private paraushtarake ruse Wagner dyshohet se qëndron pas një vale të shtuar të anijeve me emigrantë që përpiqen të kalojnë Mesdheun qendror, si pjesë e strategjisë së Rusisë për të goditur vendet që mbështesin Ukrainën.

Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto tha se tashmë mund të thuhet me siguri se rritja eksponenciale e numrit të emigrantëve që vijnë nga brigjet afrikane mund të konsiderohet pjesë e strategjisë së luftës hibride të zbatuar nga “Wagner”.

Crosetto, një figurë e lartë në partinë e krahut të djathtë në pushtet Vëllezërit e Italisë, u bëri thirrje aleatëve të NATO-s që të ndihmojnë Italinë të përballet më lehtë me rritjen e ardhjeve të emigrantëve, raportoi Reuters.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani i tha agjencisë ANSA gjatë vizitës së tij në Izrael se ishte shqetësuese që shumë emigrantë vinin nga zona “të kontrolluara nga grupi Wagner”. Rreth 20,000 persona kanë mbërritur në Itali deri më tani këtë vit, krahasuar me 6,100 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026