Qeveria izraelite humb shumicën në parlament

6 Prill 2022 | 15:18

Qeveria në Izrael ka humbur shumicën në parlament, pasi deputetja e partisë Yamina, Idit Silman tha se do të largohej nga koalicioni.

Për shkak të këtij vendimi, ekzekutivi i kryesuar nga Naftali Bennet tashmë ka 60 deputetë, po aq sa edhe opozita, shkruan Jerusalem Post.

Në një deklaratë, Silman tha se nuk mund të ishte më pjesë e koalicionit qeverisës, pas një debati që pati me Ministrin e Shëndetësisë Nitzan Horoëitz, i cili kishte udhëzuar spitalet që të lejonin produkte të bukës pa tharm brenda objekteve të tyre gjatë festës së Pashkëve.

“Kam tentuar të ndjek rrugën e unitetit. Kam punuar shumë për këtë koalicion”, tha Silman, një konservatore fetare, që ka shërbyer si kryetare e koalicionit.

Ish-kryeministri dhe lideri aktual i opozitës, Benjamin Netanyahu e përgëzoi vendimin e Silman, duke shtuar se shumë njerëz në Izrael e prisnin diçka të tillë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?

Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Narendra Modit në Indi, vetëm një ministër i kabinetit kishte dhënë dorëheqjen më parë, dhe kjo për shkak të...
09:25 | 27/07/2026

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026