“Qeveria ka braktisur bujqësinë e blegtorinë”, Berisha takim me fermerët në Elbasan

20 Prill 2025 | 18:37

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ishte këtë të diel në një takim me fermerët e qarkut të Elbasanit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha prezantoi programin e PD-së dhe theksoi, sipas tij, vështirësitë që ka hasur sektori i bujqësisë dhe blegtorisë gjatë drejtimit të kryeministrit Edi Rama në 12 vitet e fundit.

Berisha u shpreh se qeveria ishte shkatërrimtare për fermerët, pasi sipas tij, faktorë të rëndësishëm ishin hapja e kufijve për prodhimet e Serbisë dhe Maqedonisë.

“Ne, vijmë në këtë takim me ju pasi në 12 vitet e fundit, fermat tuaja, prodhimet tuaja dhe mundi juaj kanë kaluar përmes vështirësish të mëdha, humbjesh të ndjeshme dhe rrokullisjesh serioze. Sot, sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, që është një sektor bazë në të cilin punësohen rreth gjysmë milioni shqiptarë, është pothuajse krejtësisht i braktisur nga kjo qeveri. Me politikën që ndoqi kjo qeveri, ajo ishte shkatërruese. Hapi kufijtë dhe doganat për prodhimet e Serbisë dhe Maqedonisë, ndërsa fermerët atje subvencionohen nga 5 deri në 8 herë më shumë se ju. Emigrantët këtë vit votojnë për herë të parë dhe ata do t’i japin vendit të tyre mbështetje historike me votën e tyre. Së bashku me ju, do ta ndajnë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe”, tha Berisha.

Berisha premtoi se, nëse PD vjen në pushtet, do të ndryshojë këtë situatë dhe do të rrisë shumë herë subvencionet, duke e çuar fondin për to në 230 milionë euro.

“Ne jemi të vendosur ta transformojmë dhe ta ndryshojmë këtë situatë me shpejtësi. Në programin tonë kemi vendosur të 54-fishojmë subvencionin dhe të kapim tregjet përreth, si Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Kosovën dhe Malin e Zi. Për këtë arsye, fondi do të rritet në 230 milionë euro për subvencione. Do të subvencionojmë çdo kokë bagëti, çdo njësi prodhimi“, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026