Qeveria kërkon dyfishim të dënimit për përsëritësit e krimeve
Ministria e Drejtësisë ka hedhur për konsultim publik ndryshimet në kodin penal.
Në ndryshimet e propozuara, qeveria kërkon ashpërsim të ligjit për përsëritësit e krimeve. Kërkohet dyfishim i dënimit kur krimi është i përsëritur ose kryhet 5 viteve nga dënimi i parë.
Kërkohet që të shtohet masa e dënimit me 1/3 kur një i dënuar kryen një tjetër krim me dashje.
Po ashtu, për krimet e rënda nuk do të ketë gjykim të shkurtuar. Këto ndryshime përfshijnë edhe autorët që kryejnë dhunë në familje dhe për autorët që kryejnë krime ndaj fëmijëve.
Propozimet për ndryshime në kodin penal vijnë pasi në procesin e Këshillimit Kombëtar të kryer nga qeveria në fillim të vitit, qytetarët ishin pro ashpërsimit të dënimit për personat që kryejnë krime të rënda. Pas konsultimit publik, propozimet do të kalojnë në komisione më pas për votim në parlament.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)