Qeveria miraton financimin për Komunitetet Fetare në vitin 2026
Qeveria ka miratuar të mërkurën përcaktimin e masës së financimit në buxhetin e vitit 2026 për bashkësitë fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave.
Sipas vendimit, masa e financimit është 203 milionë lekë (dyqind e tre milionë lekë), e dedikuar për të mbështetur financiarisht aktivitetet dhe funksionimin e bashkësive fetare gjatë vitit të ardhshëm.
“Masa e financimit, prej 203 000 000 (dyqind e tre milionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2026, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, përdoret, si më poshtë vijon:
a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 57 300 000 (pesëdhjetë e shtatë milionë e treqind mijë) lekë, të ndarë në:
i. 28 200 000 (njëzet e tetë milionë e dyqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 94 (nëntëdhjetë e katër) punonjës të administratës;
ii. 29 100 000 (njëzet e nëntë milionë e njëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 97 (nëntëdhjetë e shtatë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 48 600 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, të ndarë në:
i. 24 600 000 (njëzet e katër milionë e gjashtëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 82 (tetëdhjetë e dy) punonjës të administratës;
ii. 24 000 000 (njëzet e katër milionë ) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 80 (tetëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 48 600 000 (dyzet e tetë milionë e gjashtëqind mijë) lekë, të ndarë në:
i. 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore, për 50 (pesëdhjetë) punonjës të administratës;
ii. 33 600 000 (tridhjetë e tre milionë e gjashtëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 112 (njëqind e dymbëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 48 500 000 (dyzet e tetë milionë e pesëqind mijë) lekë, të ndarë në:
i. 9 000 000 (nëntë milionë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 30 (tridhjetë) punonjës të administratës;
ii. 28 000 000 (njëzet e tetë milionë) lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër;
iii. 11 500 000 (njëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesëpreventivat e paraqitura prej saj në kërkesën për vitin 2026, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.
2. Kalimi i fondit, i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, bëhet njëherësh, brenda muajit prill të vitit 2026.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.
Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili