Qeveria pezullon marrëveshjen për liberalizimin e vizave me Bejllorusinë

24 Prill 2025 | 13:17

Qeveria ka vendosur të pezullojë marrëveshjen për liberalizimi e vizave me Bejllorusinë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë.

Vendimi i plotë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Pezullimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave.
  2. Vendimi nr.295, datë 15.5.2024, i Këshillit të Ministrave, “Për pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026