Qeveria pranon mashtrimin me TVSH, Ibrahimaj: Të përfshirë edhe ‘inceneratorët’

6 Korrik 2022 | 15:26

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka pranuar se skemat e mashtrimit me tatimin mbi vlerën e shtuar të denoncuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim janë të vërteta dhe se kanë qenë vetë tatimet që i kanë referuar në prokurori në vitin 2018.

Ministrja Delina Ibrahimaj tha se janë denoncuar 20 kompani fiktive që prisnin fatura për punë të pakryera, dhe se faturat janë blerë nga 197 firma, mes të cilave edhe kontraktorë të inceneratorëve. Çështjen nëse janë të përfshirë dhe koncesionarët e inceneratorëve ia la në dorë zbardhjes së prokurorisë.

“Janë kontraktorë të inceneratorëve, dhe nuk e di me saktësi nëse janë drejtpërdrejtë kompanitë koncesionare, por çështja është në prokurori dhe duhet ta zbardhë prokuroria”, tha ministrja.

Denoncimin e LSI, qeveria e konsideron si një luftë politike në vigjilje të protestës të opozitës.

“Nuk ka asnjë fakt të ri. Është një furtunë e ngritur kot për një skemë që kemi zbuluar dhe e vendosur në kontekstin e protestës që do të organizojë opozita”, u shpreh Ibrahimaj.

Kontrata e firmosur me inceneratorin e Tiranës daton në gusht të 2017-s, ndërsa inceneratori duhet të kishte përfunduar në gusht të vitit të ardhshëm, por deri tani janë kryer më pak se 20% e punimeve.

“Janë kryer më pak se 20% e punimeve dhe ka përfunduar vetëm procesi i kapsulimit të mbetjeve, nuk bëhet incenerim”, theksoi ajo.

Sipas ministrisë së Financave skemat e mashtrimit me TVSH-në kanë nisur të përdoren në masë që prej vitit 2017, ndërsa në 2018-ën u zbuluan disa skema me vlerë 34.6 milion euro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026